Horoskopi ditor - 23 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillPikëpamjet tuaja do të bien ndesh me ato të një kolegu, fqinji apo miku të ri. Një debat do t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar dhe të pasigurt. Ndonjëherë mënyra e vetme për t’u kuptuar me disa njerëz është të tërhiqeni nga konflikti dhe të shpresoni se edha ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
Demi
20 prill - 20 majVendosmëria juaj do të reflektohet si në qëndrimin tuaj të përgjithshëm ashtu edhe në punën tuaj. Ju jeni në gjendje të vizualizoni rezultatet përfundimtare dhe kjo është një nga arsyet pse po bëni çmos për të gjitha detajet.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJini të kujdesshëm edhe kur dikush ju ofron ndihmë. Shumë njerëz kanë motive të fshehta. Një i afërm do t’ju mbështesë shumë për një projekt të ri.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDiçka po ju shqetëson. Një konflikt që keni pasur ditëve të fundit ka ndikuar shumë te ju. Keni kërkuar mbështetje te një mik apo i afërm, por nuk keni marrë ende asnjë përgjigje për problemet tuaja.
Luani
23 korrik - 22 gushKeni pritur që dikush tjetër të veprojë ose të vendosë mbi një çështje. Nëse mendoni se do ta bëjnë këtë, jeni gabim. Merrni iniciativën vetë, dhe çdo gjë do të shkojë për së mbari.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë kohë e ngarkuar ju pret, veçanërisht nëse jeni duke bërë ndryshime në karrierë. Konsideroni edhe punët që normalisht nuk i keni bërë, nëse jeni duke kërkuar një punë të re. Zgjeroni horizontin tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorMos lejoni që emocionet tuaja t’ju rrëmbejnë. Kontrolloni ankthin dhe do të vëreni përmirësimet nga pikëpamja mendore dhe fizike. Merrni vendime bazuar në logjikë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJeni të fokusuar dhe të vendosur për të shfrytëzuar sa më shumë mundësi që ju ofrohen. Siguroheni që të planifikoni edhe një udhëtim. Disa ditë pushimi do t’ju bënin mirë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDikush i afërt ka nevojë për ndihmën tuaj. Mos hezitoni ta këshilloni. Problemet e tyre janë më të mëdha se sa ju e keni menduar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPo ndiheni të shqetësuar, edhe pse gjërat rreth jush janë në favorin tënd. Kohët e fundit keni menduar më shumë për shëndetin e një të afërmi sesa për mirëqenien tuaj.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMund të ndiheni shumë energjikë. Për shkak të kësaj, ju mund të bëni diçka impulsive për të cilën do të pendoheni më vonë. Kujdesuni që të mos shkaktoni probleme që do të ndikojnë në të ardhmen.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsËshtë gjithmonë e vështirë ta pranosh të vërtetën kur kjo nuk është ajo që keni dashur ta dëgjoni. Me këtë situatë jeni duke u përballur sot. Jeni distancuar edhe nga miku i ngushtë, dhe po mendoni t’i jepni fund kësaj marrëdhënieje.