Horoskopi ditor - 26 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillTë qenët i gatshëm për të bashkëpunuar do të krijojë një atmosferë më të relaksuar brenda ekipit. Ju keni pasur shumë telashe kohët e fundit dhe nuk keni dashur t’i ndani me të tjerët. Do të rezultojë se pasiguritë e fundit mbi një çështje private nuk kanë qenë asgjë më shumë sesa një keqkuptim.
Demi
20 prill - 20 majJu keni filluar t’i trajtoni problemet që ju kanë munduar qe një kohë të gjatë dhe kjo do iu hap rrugën drejt mundësive të reja të së ardhmes. Marrëdhëniet me familjen dhe miqtë do të përmirësohen ndërkohë që largoni shqetësimet dhe tensionet e javëve të fundit.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJu po e ndjeni se dikush po fsheh qëllimisht diçka nga ju. Nuk keni dashur që të bëheni pjesë e një zinxhiri gënjeshtrash, por keni rënë në kurthin e të tjerëve. Do të merrni hapa drejt zgjidhjes së një konflikti të krijuar si pasojë e këtyre veprime, por nuk do të jetë aspak e lehtë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKini kujdes me harxhimet. Gjendja juaj financiare nuk është aspak e mirë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të anuloni udhëtimin që e keni planifikuar, por që të uleni dhe t’i merrni nën kontroll shpenzimet.
Luani
23 korrik - 22 gushDo të ndërmerrni një veprim impulsiv. Mendoni me kujdes nëse lidhja juaj është e duhura për ju. Mos lejoni problemet e vogla t’iu shpëtojnë nga vëmendja juaj. Gjërat e vogla shpesh dinë të bëhen të mëdha.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKeni ngecur pas punëve rutinë dhe jeni shqetësuar. Ndani pak kohë të lirë për veten tuaj. Një ditë në natyrë do t’iu ndihmojë shumë. Nëse keni ndonjë problem kërkoni këshilla nga miqtë tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJeni duke shpenzuar shumë para. Çështjet financiare janë në krye të listës suaj të prioriteteve. Ju duhet ta mendoni mirë buxhetin dhe duhet t’i përmbaheni atij. Mundohuni që të kënaqeni me atë që keni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPavarësisht nëse jeni duke shitur pronën apo duke u zhvendosur në një zonë tjetër, Universi do t’ju përgjigjet dëshirave tuaja. Kini besim se do t’ju jepet gjithçka që ju nevojitet pikërisht në kohën e duhur.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorVazhdoni të punoni fort dhe do të jeni të kënaqur me përparimin e bërë. Ju jeni të vendosur të përfundoni një projekt që keni nisur. Mos lejoni asnjë pengesë apo problem të iu ndërpresë rrugën që keni nisur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPo e keni problem që të punoni në ekip. Është gjithnjë e më e pamundur të gjesh gjuhën e përbashkët me njerëz të nxitur nga motive egoiste. Ju po e shikoni jetën tuaj nga një perspektivë tjetër, dhe po e ruani privatësinë tuaj.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMënyra më e shpejtë për t’i shpëtuar stresit është të zgjidhni të bëni aktivitete që stimulojnë intelektin tuaj. Gjetja e zgjidhjeve kreative për problemet do të jetë më argëtuese sesa t’i përmbaheni rutinave tuaja të zakonshme. Njerëzit do të ndihen të motivuar për të punuar me ju.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsInjoroni këdo që është tepër kritik ose që përpiqet të ndikojë tek ju në çfarëdo mënyre. Mos u frikësoni të provoni diçka krejtësisht të re. Kaloni kohë me partnerin por mos lini anash as miqtë e ngushtë.