Horoskopi ditor - 13 Nov 2023
Dashi
21 mars - 19 prillKur të tjerët hoqën dorë, jeni ju që vazhduat. Ju keni qenë të vendosur për të kaluar pengesat dhe tani keni filluar të shihni përparim. Durimi juaj do të shpërblehet.
Demi
20 prill - 20 majJu dhe partneri juaj po përpiqeni fort që të vazhdoni lidhjen me njëri-tjetrin, por keqkuptimet vazhdojnë të iu pengojnë. Duket se asgjë nuk po funksionon. Bëni një hap prapa në mënyrë që të përmirësoni lidhjen tuaj. Ajo që ju nevojitet vërtet është pak hapësirë dhe pak kohë larg njëri-tjetrit.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë i afërm ose koleg do t’iu lëndojë shumë. Një situatë në të cilën jeni përfshirë ka marrë kahje të gabuar. Ju nuk dëshironi të dëgjoni këshillat e askujt, por nëse i dëgjoni, do të gjeni zgjidhje.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNjë shok të cilit i keni besuar do të zbulohet se iu ka tradhtuar. Kjo do t’iu shqetësojë shumë. Merrni frymë thellë dhe vazhdoni të kujdeseni për veten tuaj.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë koleg në punë ka filluar ta përmirësojë performancën e tij, dhe ju dëshironi ta këshilloni. Por ju nuk po ndërhyni. Shumë shpejtë ky koleg do të kërkojë ndihmën tuaj.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorProblemet nuk po e lënë të qetë një shokun tuaj. Ai e admiron këndvështrimin tuaj praktik dhe qasjen e qetë e cila iu karakterizon. Edhe pse jeni të shqetësuar për vete, kjo nuk do t’iu zmbraps për t’i bërë zgjidhje të tjerëve.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjë mik i juaji ka shumë ide të shkëlqyera të cilat do t’i ndajë me ju. Edhe pse këto ide nuk do të funksionojnë siç e keni pritur, mos hezitoni të eksperimentoni. Udhëheqja e një projekti do t’iu emocionojë shumë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPo filloni të lodheni nga mënyra se si dikush po kërkon mendimin tuaj për të marrë vendime për vete. Nxitini ata që të qëndrojnë në këmbët e tyre. Kjo mund të shkaktojë një përçarje të përkohshme në marrëdhënien tuaj, por në fund do ta bëjë partneritetin tuaj më të barabartë dhe kjo është ajo që duhet të synoni.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNuk jeni dakord me mënyrën se si një mik apo partneri juaj po i qaset një situate të vështirë. Gjëja e fundit që dëshironi është që të krijohet një përçarje në marrëdhëniet që janë të rëndësishme për ju. Do t’iu bëhet një pyetje e vështirë. Besoni aftësive tuaja për të gjetur përgjigjen e duhur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDikush po mendon se ju nuk po punoni aq sa duhet. Injorojini kur fillojnë të përplasen verbalisht me ju. Ajo që ata nuk e kuptojnë apo vlerësojnë është se ju po punoni për diçka që është e rëndësishme për ju.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDo të jeni shumë të suksesshëm falë natyrës tuaj të vendosur dhe dinamike. Nuk do të ndaleni derisa të arrini rezultatet e dëshiruara. Të gjithë do ta respektojnë natyrën tuaj të punës. Qëndroni pozitiv.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMund të keni mjaftueshëm në pjatën tuaj, por ka diçka që po e dëshironi shumë. Një mundësi e re do t’iu ofrohet. Kjo është një zgjedhje që po bëni për veten tuaj dhe në një farë mënyre do ta gjeni lumturinë në të.