Horoskopi ditor - 27 Nov 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJu dhe partneri juaj do të bëni plane për të udhëtuar së bashku. Vizita e një vendi ku nuk keni qenë kurrë më parë do të zgjerojë horizontet tuaja. Mos hezitoni të mësoni më shumë për ofertat që iu vijnë. Diskutimet do të përqendrohen në një festë të ardhshme.
Demi
20 prill - 20 majPothuajse e keni përfunduar një projekt që e keni nisur që moti. Meqenëse i urreni punët e lëna përgjysmë, fokusi juaj kryesor do të jetë në përfundimin e kësaj detyre. Ju nuk duhet ta bëni këtë vetëm. Do të ketë shumë ndihmë në dispozicionin tuaj.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë detyrë që do iu duket e vështirë nuk do të rezultojë e tillë. Ju do të bashkoni forcat tuaja me një mik apo koleg të talentuar. Angazhimi rreth këtij projekti do të jetë tejet argëtues.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikProjektet që veçse keni nisur, kanë marrë kahen e duhur. Dëgjoni idetë e partnerit. Bëni kompromise nëse kjo është e nevojshme. Blerja e disa dhuratave për festat e fundvitit do t’iu përmbushë.
Luani
23 korrik - 22 gushDikush që keni takuar kohët e fundit nuk ka qenë i sinqertë me veten. Ata janë gati të hapen me ju tani dhe të zbulojnë më shumë për atë që po i mundon. Ju do të ndiheni të aftë për t’i kuptuar. Përgatituni për disa diskutime të gjata përpara. Njerëzit vlerësojnë mirësinë dhe dhembshurinë tuaj.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorIdetë e reja që vijnë nga familja juaj për këtë sezon festiv ia vlen të merren parasysh. Lavdëroni njerëzit kur iu japin sugjerimet e tyre kreative. Në këtë mënyrë do të kultivoni një frymë vullneti të mirë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDisa njerëz do ta kenë pothuajse të pamundur që t’u rezistojnë aftësive tuaja. Përdorini këto aftësi për të ndikuar në mënyrë pozitive në familjen, miqtë dhe kolegët tuaj. Kur punoni së bashku si ekip, do të arrini shumë më tepër sesa nëse bëni gjithçka në mënyrë të pavarur.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPo filloni të ndiheni të mërzitur për shkak të raporteve që keni me partnerin tuaj. Kjo marrëdhënie duket se ka pak për t’iu ofruar tani, por mendohuni mirë përpara se të merrni ndonjë vendim drastik. Në vend që të largoheni plotësisht, të dy mund të përfitoni duke provuar diçka të re dhe ndryshe së bashku.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjerëzit kanë mënyra të ndryshme për të përballuar ndryshimin. Një plan rrezikon të prishet për shkak të këmbënguljes së dikujt. Qëllimi juaj do të jetë të inkurajoni miqtë, por ju duhet ta bëni këtë pa mërzitur askënd.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPlotësimi i formularëve të aplikimit për grante dhe ndihma për mbledhjen e disa fondeve do t’iu marrë shumë kohë. Ju e dini se në afat të gjatë do t’ia vlejë meqë kjo siguron gjenerimin e të ardhurave për një kauzë të mirë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNuk do të mund të gjeni lumturinë e vërtetë nëse nuk e largoni mendjen nga e kaluara. Nëse nuk i ndërprisni plotësisht kontaktet, nuk do të jeni në gjendje të ecni përpara. Lejojini vetes të përqendroheni te njerëzit dhe aktivitetet që ju bëjnë të ndiheni të lumtur.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJu dhe partneri duket se keni dëshira të ndryshme kur bëhet fjalë për të ardhmen. Nuk do të jetë e lehtë që të arrini një marrëveshje, por do të ndodhë, sepse në fund të fundit ju të dy dëshironi të shijoni diçka të re dhe të veçantë, së bashku.