Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 22 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Njerëzit kërkojnë nga ju këshilla dhe lidership. Mund të hezitoni të merrni drejtimin, por dikush që nuk është sjellë mirë me ju së fundmi do t’i mirëpresë këshillat tuaja. Kualitetet tuaja të udhëheqjes do të shkëlqejnë dhe vetëbesimi juaj do të rritet, sepse tani është e qartë se sa shumë ju respektojnë të tjerët.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni të njohur për durimin dhe se nuk shpërtheni. Dikush ju ka shqetësuar së fundmi dhe do t’ju kërkojë falje. Ju nuk dëshironi që të bëni dramë me këtë. Në vend të kësaj, ju preferoni të falni dhe të harroni. Në çështjet kreative do të shkëlqeni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nuk jeni vetjak duke vendosur nevojat tuaja së pari. Keni qenë i zënë me angazhime të jashtme, punë dhe përgjegjësi në familje, të cilat ju kanë shtyrë që të neglizhoni shëndetin tuaj. Nëse nuk e ndryshoni këtë, do të ketë ndikim negativ në krejt jetën tuaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Keni instinkte të mira se çfarë kanë nevojë njerëzit dhe si t’u ndihmosh atyre. Dikush që nuk ka qenë në gjendjen më të mirë do të jetë mirënjohës për përkrahjen tuaj. Nuk keni pse të prisni që të kërkohet kjo nga ju. Do ta bëni gjithsesi.

Luani

23 korrik - 22 gush

Ani pse keni hezitime kur bëhet fjalë për të zgjidhur një problem shtëpiak, angazhoni një profesionist të besueshëm. Përvoja e tyre e punës do të jetë shumë më e mirë sesa ju keni pritur.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Po ndiheni më të qetë dhe të kënaqur me jetën. Një ftesë që keni dashur ta refuzoni papritur do të bëhet më joshëse kur do të zbuloni se edhe dikush tjetër është ftuar në të. Bisedimet online do të jenë shumë të mira për mendime.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Dikush i afërt ka mbajtur një sekret nga ju deri në momentet e fundit. Sapo të zbulohet ky sekret, do të ndiheni të kënaqur me këtë befasi dhe do të pyesni veten se si ka mundur ta mbajë sekretin kaq gjatë. A jeni beqar? Një person në rrethin e shoqërisë do të marrë vëmendjen tuaj.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Tërhiquni kur jeni duke argumentuar me një shok apo të afërm. Tensioni mes jush do të fillojë të lehtësohet. Deri atëherë mbani distancë. Nëse për çfarëdo arsye ju duhet të jeni në kontakt me të, kufizoni komunikimin me një mesazh shumë të qetë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Jeni plotësisht të sigurt se vendimi që jeni duke marrë është i duhuri. Keni menduar shumë gjatë për çështjen. E dini se çfarë po bëni. Kjo është arsyeja se përse ju vazhdoni me atë që keni vendosur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Përpjekjet e kombinuara do të lehtësojnë çështjet në fund. Mund të mos jeni aq të organizuar në disa gjëra për të cilat keni menduar se do të jenë të lehta, por më pas do të lehtësoheni, sepse keni vërejtur problemet para se ato të shkaktonin më shumë kokëçarje.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Do të jetë e lehtë që të siguroni punë që keni lënë anash në fillim të muajit. Shoku i ngushtë ose i afërm që ka kaluar nëpër procedura mjekësore do të ofrojë shenja të këndelljes. Përmirësimi i shëndetit të tij do të ndikojë pozitivisht te ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Është koha që aftësitë tuaja kreative t’i vini në funksion. Do të ngrejë humorin tuaj dizajnimi i një dhurate festive. Një i afërm pasanik do t’ju ndihmojë me financat. Nëse jeni i punësuar, jeni i aftë që të mbani dy punë përnjëherësh.