Horoskopi ditor - 05 Dec 2023
Dashi
21 mars - 19 prillMiqtë tuaj janë shqetësuar për disa vendime të cilat i keni marrë ditët e fundit. Ata mbështeteshin te ju, por angazhimet e punës si duket kanë filluar të ndërhyjnë në ato shoqërore. Jepni kahe prioriteteve tuaja.
Demi
20 prill - 20 majBlerja e disa dhuratave dhe zbukurimeve për festat e fundvitit do të nxjerrë në pah kujtimet tuaja të fëmijërisë. Do të mbusheni me emocione. Shfrytëzojeni këtë kohë dhe mundësi që t’i ndiqni impulset tuaja krijuese.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMarrëdhënia juaj me partnerin nuk po funksionon. Ju të dy do ta pranoni këtë dhe do t’i ndani rrugët. Nga ana tjetër, koha që do të kaloni me një mik të dashur do të jetë magjike, pasi të dy e shfrytëzoni çdo mundësi për të qenë spontanë dhe për të vepruar sipas disponimit të momentit.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikMosmarrëveshjet në familje po ju mërzisin. Ju dëshironi të gjeni një mënyrë që të kënaqni të gjithë. Mund të ndieni se disa marrëdhënie po ndryshojnë. Aty ku ka mosmarrëveshje, sa më pak të thuhet, aq më shpejt do të zgjidhet.
Luani
23 korrik - 22 gushMarrëdhënia me partnerin tuaj është në rrugën e duhur. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të filluar planifikimin e një martese ose pushimi familjar. Diskutimi i ideve për një çështje në punë do t’iu frymëzojë. Gjithçka ka filluar të bëhet ashtu siç e keni menduar.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMos e lini shoqërinë pas dore. Nëse ndiheni keq ose të vetmuar, ftoni miqtë në shtëpinë tuaj këtë mbrëmje. Nëse ju ose dikush që ju e njihni ka qenë sëmurë, prespektiva e shërimit duket të jetë shumë premtuese.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjë koleg juaji, i cili po i kupton problemet që po kaloni tani, do t’iu japë disa këshilla. Nuk do të jetë e kushtëzuar që të veproni sipas sugjerimeve të tij. Megjithatë, ai duket se di për çfarë bëhet fjalë dhe ju mund të mësoni shumë, thjesht duke e dëgjuar.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJeni duke shpenzuar shumë. Mbani në mend që festat e fundvitit janë afër dhe ju duhet të kurseni. Ka shumë mënyra për t’u kujdesur për financat tuaja. Hidhni një sy skemës suaj të kursimit, duke filluar nga shpenzimet e panevojshme për veten tuaj.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJu keni filluar të shihni disa ndryshime për të mirë në jetën tuaj personale dhe profesionale. Ju keni disa ide të shkëlqyera që dëshironi t’i ndani me të tjerët. Thjesht tregojini ato dhe prisni që të tjerët të kuptojnë vlerën e sugjerimeve që po bëni.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNuk po ia kaloni mirë me një të afërm. Dallimi i mendimeve do t’ju shqetësojë shumë. Është koha të filloni të kërkoni një zgjidhje. Dikush do t’ju bëjë një dhuratë së shpejti.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtPo mendoni të ndërroni vendin tuaj të punës dhe dëshironi që partneri dhe familja juaj t’ju mbështesin. Jini të sinqertë me ta, për atë që po ju motivon që të bëni ndryshime. Edhe nëse do të ketë kritika, s’ka gjasa që dikush të përpiqet t’ju pengojë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDikush do të ankohet për shkak të një takimi që ju keni vendosur ta shtyni. Riorganizoni planet tuaja. Disa trajnime profesionale do t’ju ofrohen. Sigurohuni që t’i ndiqni ato, sepse do të rrisin potencialin tuaj për fitim afat gjatë.