Horoskopi ditor - 08 Dec 2023
Dashi
21 mars - 19 prillNuk e keni problem nëse dikush po ju sheh juve si personi adekuat për të organizuar një udhëtim a një ndejë festive. Udhëtimi, si për qejf apo për punë do t’ju bëjë të përjëtoni eksperienca të reja. Çkado që merrni për detyrë do t’ia dilni me sukses. Mos u befasoni kur njerëzit ju shohin me admirim.
Demi
20 prill - 20 majPlanet nuk do të shkojnë siç keni imagjinuar, mirëpo një mik i juaji me të cilin po kaloni kohë ka aftësinë t’ju bëjë të ndiheni mirë në këto ditë. Ju madje mund ta shijoni ndonjë ngjarje të paparashikuar që po ndodh. Dikush që ju njeh mirë do të impresionohet nga shkathtësia juaj. Ata e dinë se sa e vështirë mund të jetë për ju të përballeni me të papriturat.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJu po shpresoni të gjeni kohë për të marrë pjesë në një mbledhje fondesh festive ose në një ngjarje bamirësie që tani është duke u planifikuar. Bisedat e sinqerta po ju pëlqejnë. Komunikimi i mirë dhe ndarja e interesave me njerëz me të njëjtin mendim sikurse i juaji është arsyeja e suksesit të përpjekjeve tuaja aktuale.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikAsgjë nuk ju bën më të lumtur sesa kur e dini se ju jeni arsyeja pse një mik a familjar i juaji po qesh. Ju vjen natyrshëm të kujdeseni për të tjerët. Dikush nga ta së shpejti do të marrë pjesë në një intervistë pune.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë problem financiar duhet të zgjidhjet sa më shpejtë që është e mundur. Nëse nuk dëshroni që ta përfshini partnerin tuaj do t’ju duhet ta zgjidhni vetë këtë problem. Mbase do t’ju duhet t’i kërkoni të hollat tuaja që i kishit huazuar dikujt më herët.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSapo të kryhen punët, do të jeni të gatshëm për t’u bërë gati dhe për të dalë në një festë. Jeni beqar/e? Mos u befasoni nëse dikush i shpreh ndjenjat e tuaja karshi juve. Ky person ka mundësi që do të ketë rol të rëndësishëm në jetën tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDikush nuk është i lumtur me sjelljen tënde së fundmi. Po bëhet e qartë se një i afërm ka filluar të ndihet i lënë pas dore. Ju mund të pranoni se i keni dhënë shumë kohë angazhimeve të jashtme dhe do të ndiheni më mirë sapo t’u jepni atyre që doni, më shumë vëmendje dhe dashuri.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo të ndiheni të mërzitur me veten nëse përfshiheni aq shumë për të ndihmuar dikë të zgjidhë problemet e tij, saqë ju humbisni diku tjetër. Ka të ngjarë të gjeni veten në vendin e gabuar në kohën e gabuar për të humbur një mundësi që do ta kishit dashur. Një mik do të harrojë t’ju falënderojë për të gjitha sakrificat që po bëni në emër të tij.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë shok pune që kënaqet me plotësimin e formularëve. Korrespondenca po trajtohet shpejt dhe me efikasitet. Gjithçka që merrni përsipër duket se shkon pa probleme dhe detyrat dhe rutinat tuaja të zakonshme do të përfundojnë në gjysmën e kohës së tyre të zakonshme.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarMos u tundoni të shpenzoni për të blerë dhuratat e Krishtlindjeve. Nëse planifikimi i një kohe argëtuese për familjen tuaj do të thotë të hyni në borxhe, frenoni shpenzimet tuaja. Javët e ardhshme do të jenë të shtrenjta. Nëse ju dhe partneri juaj dhe shokët e shtëpisë mund të arrini një marrëveshje mbi zakonet tuaja të shpenzimeve, kjo do t’i bëjë gjërat shumë më të lehta.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNegociatat mund të jenë në fazat e hershme, por kjo nuk ju pengon të parashikoni atë që do të vijë. Ju keni një ndjenjë të fortë se ndryshimet që do të ndodhin do të funksionojnë në dobinë tuaj. Ky qëndrim pozitiv do të tërheqë një mundësi të artë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJeni në dilema mes ftesës nga familja juaj dhe tjetra nga vjehërrit tuaj. Ndarja e kohës mes familjeve gjatë Krishtlindjeve po ju shkakton presion. Për ta komplikuar problemin, dikush i afërt po i injoron të gjitha sugjerimet që i keni bërë së fundmi.