Horoskopi ditor - 10 Dec 2023
Dashi
21 mars - 19 prillEdhe pse mund t’ju joshë shumë një ofertë, mos shpenzoni para në gjëra që nuk keni nevojë. Do të keni nevojë për shumë durim që të mos shpenzoni në sende luksoze sepse po qe se e bëni këtë do ta keni të vështirë t’i paguani faturat. Nëse nuk dini t’i menaxhoni financat atëherë ndiqni kurse të menaxhimit.
Demi
20 prill - 20 majKeni qenë duke e pritur mundësinë për të folur rreth një situate që ju prek shumë. Në çastin kur do të kërkohet prej jush që t’i shfaqni pikëpamjet tuaja, nuk do të ngurroni. Nuk jeni dikush që i mbani gjërat brenda dhe për shkak të kësaj njerëzit e tjerë do t’ju marrin shumë seriozisht.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKeni shumë gjëra për të bërë. Përnjëherë keni plot përgjegjësi dhe presion që janë pothuajse të papërballueshëm. Bërja e një liste e punëve që duhet të bëni me radhë do t’ju ndihmojë të jeni më të organizuar. Shmangiuni njerëzve që duan të bisedojnë me orë të tëra dhe nëse mund t’ua kaloni disa detyra kolegëve tuaj, bëjeni këtë gjë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk doni të keni shumë njerëz përreth. Gjejeni një qosh të qetë ku mund të punoni në mënyrë të pavarur. Do t’ju përshtatet më shumë nëse mund ta bëni një marrëveshje me punëdhënësin tuaj që të punoni nga shtëpia. E keni të vështirë që të përqendroheni në disa punë nëse ju duket se jeni në vëzhgim.
Luani
23 korrik - 22 gushEdhe kur përballeni me presion të madh nga miqtë, duhet t’i mbani sekretet të cilët ua kanë besuar të tjerët. Etika juaj në punë dhe në angazhimet e tjera do t’ju sjellë shumë respekt. Ngjarje shoqërore ka pak dhe rrallëherë. Tani për tani, jeni në rregull me jetën që e keni.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë mik apo i afërm për të cilin jeni shqetësuar duket se tani është më i lumtur. Kanë vendosur që t’i lënë prapa brengat që kanë. Do të jetë shumë mirë t’i shihni të lumtur më në fund. Do të frymëzoheni ta bëni të njëtjën gjë edhe ju në të ardhmen e afërt.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDuhet të merreni me problemet në shtëpi apo do të lindin probleme nga vendet që prisni më së paku. Një i afërm në moshë do t’ju ndihmojë në disa fusha që janë problematike. Ka mundësi se do të ndiheni keq që do t’ju merrni kohë, por do të jeni mirënjohës për ndihmën e tyre dhe kjo do t’i bëjë ata të ndihen të dobishëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo të keni disa obligime të cilat do t’ju acarojnë pasi nuk do të përputhen me planet e bëra. Dikush ju ka braktisur në momentin më të keq dhe e dini se nuk mund t’i besoni më. Merruni më shumë për ta qartësuar një çështje personale. Një i ri ka nevojë për ndihmë për detyrat që kanë në shkollë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorLajmet rreth një çështjeje ligjore apo financiare nuk do të jenë ato që keni pritur. Ndonëse keni shumë gjëra për të bërë, do të filloni të mendoni përsëri për çështjet që lidhen me paratë. Ka mundësi se do t’ju duhet t’i rishikoni angazhimet që keni për shkak të zhvillimeve të papritura. Edhe pse jeni buzë greminës do të merreni me problemet tuaja duke u treguar shumë të qetë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë pajisje teknike që nuk e keni parë më parë do t’ju duket e çuditshme, mirëpo briliante. Do të kënaqeni duke eksperimentuar me ide të reja. Tregohuni të vëmendëshëm kur punëdhënësi juaj fillon të flasë me ju. Ata do t’ju ofrojnë këshilla në një mënyrë shumë të veçantë kështu që nëse nuk e keni mendjen aty, ka mundësi t’ju ikë mesazhi që po mundohen t’jua japin. Lexojeni gjuhën e tyre të trupit.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtI vlerësoni miqësitë që keni, por edhe kohën që e kaloni vetë. Po filloni e po bëheni çdo ditë e më të qetë dhe është koha ideale që të punoni në mënyrë të pavarur nga të tjerët. Shmangiuni një miku që e ka shprehi që të japë këshilla apo të ofrojë ndihmë, kur nuk u kërkohet.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJeni bërë shumë të famshëm për shkak të punës që e keni bërë së fundmi në komunitet. Njerëzit mund ta shohin se si ka ndikuar për të mirë kontributi juaj dhe miqtë po ju trajtojnë si ‘superyll’. Hapi juaj i radhës është të gjeni mënyra për ta përkrahur vazhdimisht një çështje që vlen. Dhe këtu do të mund t’ju duhet ta sfidoni status quo-në.