Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 11 Dec 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Po kërkoni një rrugëdalje nga shqetësimet tuaja. Filloni ndonjë aktivitet fizik sepse do të rezultojë në një terapi të duhur për ju. Mendojeni edhe angazhimin vullnetar në ndonjë organizatë bamirëse sepse do t’iu bëjë të ndiheni shumë mirë. Pranojeni veten ashtu siç jeni.

Demi

20 prill - 20 maj

Nuk po iu pëlqejnë ndryshimet në rutinën tuaj dhe do iu duhet pak kohë që të përshtateni. Ngadalë por me siguri do të filloni të qetësoheni dhe të pranoni atë që po ndodh rreth jush. Kur të shihni rezultatet pozitive të këtyre ndryshimeve, do të liroheni nga stresi i panevojshëm i akumuluar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Jeni duke stërngarkuar veten tuaj. Jeni bërë më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe ndjenjave të njerëzve të tjerë. Shmangni temat prekëse. Sigurohuni që t’i mënjanoni debatet mbi çështjet financiare për t’i mbajtur marrëdhëniet familjare në harmoni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Njerëzit i vlerësojnë favoret që po u bëni atyre, të mëdha dhe të vogla. Është mbështetja juaj ajo që po i ndihmon ata të përballen me presionet e jetës. Ju e kuptoni se çfarë po kalojnë ata, sepse ju keni kaluar diçka të ngjashme. Kjo është arsyeja pse nuk mund t’i lini kurrë të luftojnë vetëm.

Luani

23 korrik - 22 gush

Jeta juaj shoqërore po ecën në kahjen e duhur. Shfrytëzoni çdo shans që iu ofrohet për të kuptuar aftësitë tuaja krijuese. Kjo është koha e duhur për të aplikuar për punë dhe për të marrë pjesë në intervista nëse jeni të prirë të punoni në fushën e modës, teatrit ose atë muzikore. Do të lini një përshtypje fantastike për ata që kanë rëndësi.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shkëputja nga rutina do t‘iu mundësojë të jeni më të kënaqur me veten. Puna ka qenë e vështirë dhe e lodhshme. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të punuar me një projekt që kërkon imagjinatë. Përfshirja në një kauzë humanitare do t’iu përmbush.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Qëndrimi aktiv do iu ndihmojë që të largoni mendjen nga problemet që aktualisht duket se nuk kanë zgjidhje. Mbajeni veten të zënë si në shtëpi ashtu edhe në punë dhe do të jeni mirënjohës që keni këtë aftësi për të ndihmuar të tjerët. Do t’iu kërkohet të organizoni një ngjarje festive.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Miku juaj i ngushtë ka nevojë për këshillën tuaj. Ai ua ka bërë të qartë se ndihet i qetë nën shoqërinë tuaj dhe nuk do të largohet nga ju. Mos hezitoni të kaloni një mbrëmje dëfryese së bashku me të.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Angazhimi juaj i vazhdueshëm në punë do t’iu shpërblehet. Pjesëmarrja në një seminar do të hapë dyer të reja për ju. Mendojeni seriozisht një ftesë që u është bërë nga shefi juaj. Puna me ta në të ardhmen do ta bëjë më të lehtë për ju që të merrni një pozicion drejtues.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Miratimi i një vendimi do t’iu lejojë që të mbroni interesat tuaja. Disa sekrete do të zbulohen dhe ajo që do të shihni ose dëgjoni do t’iu befasojë. Dikush që i keni besuar nuk ka qenë aq i sinqertë sa keni menduar. Besojini intuitës tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Aplikimi për një pozitë pune të profilit të lartë do të shkaktojë tension në familje. Kjo mund të nënkuptojë se do të kaloni më shumë kohë larg tyre në të ardhmen, por kjo mundësi do të thotë shumë për ju. Shpjegoni situatën dhe ata do ta kuptojnë. Ju keni mbështetur gjithmonë ëndrrat e tyre. Ata duhet të jenë të gatshëm ta bëjnë të njëjtën gjë për ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do të përballeni me disa koncepte intriguese dhe një shumëllojshmëri njerëzisht në një konferencë ku do të merrni pjesë. Përvoja e fituar në fusha të reja do t’iu ofrojë mundësi për të zgjeruar aftësitë tuaja profesionale. Idetë tuaja do të mirëpriten dhe kontributet tuaja do të vlerësohen.