Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 18 Dec 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju po mësoni dhe po zhvilloheni profesionalisht nga përvojat aktuale. Nëse puna juaj nuk ka sfida dhe përgjegjësitë kanë filluar t’iu mërzisin, filloni të kërkoni përreth jush eksperienca që mund të ofrojnë llojin e stimulit për të cilin keni nevojë.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush me të cilin nuk keni kontakte të shpeshta do të kërkojë disa këshilla nga ju. Ju mund të habiteni që ata u janë drejtuar juve. Ata e dinë që ju i keni njohuritë ose aftësitë që do t’i ndihmojnë ata të zgjidhin problemet.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një i ri në familje do të shqetësohet pak. Ata do të këmbëngulin se e dinë se çfarë po bëjnë dhe mendojnë se nuk kanë nevojë për ndihmën tuaj. Jini gati për kohën kur, pavarësisht nëse e kërkojnë apo jo, do iu duhet të ndërhyni dhe t’i ndihmoni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ju jeni duke punuar shumë edhe pse mund të duket sikur ka pak rezultate nga ana financiare. Ka kohë që nuk keni shpenzuar për qejfin tuaj. Mundohuni të kurseni.

Luani

23 korrik - 22 gush

Për shkak të disa përgjegjësive që keni marrë përsipër nuk do të jetë e lehtë të pushoni sa duhet. Megjithatë, përpiquni ta kaloni këtë mbrëmje me partnerin tuaj. Dashuria do të jetë një ndihmë e shkëlqyer gjatë këtij episodi të tensionuar dhe të lodhshëm.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nivelet e larta të intuitës dhe një ndjenjë e fortë do t’iu ndihmojnë që të dalloni një mundësi që do iu shfaqet për perspektivën tuaj të karrierës. Pjesëmarrja në takime të rëndësishme pune dhe organizimi i konferencave profesionale do të zhvillojnë profilin tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Idetë kreative do iu ofrojnë mënyra të reja për të fituar para. Gjërat kanë filluar të shkojnë ashtu siç e keni pritur. Nëse keni nevojë t’i kërkoni dikujt një favor, kjo është koha e duhur.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Do të ndiheni të kënaqur që nuk e keni lejuar veten të frikësoheni nga dikush që mban një pozicion të fuqishëm. Realizimi i një qëllimi të veçantë do të jetë emocionues. Ky ka qenë shansi juaj për t’ia vërtetuar dikujt që iu ka akuzuar se keni ëndrra të pamundura, se në fund të fundit ato realizohen.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nuk do të hezitoni të shfrytëzoni një mundësi që do iu ofrohet. Nëse keni kërkuar një vend të ri për të jetuar, do të duhet të veproni shpejt. Kjo mund të shkaktojë tension në familje sepse ata nuk duan që ju të jetoni larg tyre.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju pëlqen të përdorni imagjinatën tuaj dhe talentin në punën që bëni. Diskutojeni këtë me shefin tuaj dhe do të habiteni nga përgjigja e tyre entuziaste. Punët rutinë po ecin pa kriza apo panik.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Marrëdhëniet e lumtura dhe harmonia familjare do të kenë një efekt pozitiv në shëndetin tuaj emocional dhe psikologjik. Mbani linjat e komunikimit të hapura midis familjes suaj. Nëse mund të arrini një ndjenjë të ngjashme harmonie brenda mjedisit të punës, edhe më mirë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju i keni përmbledhur gjërat në mendjen tuaj për një festë ekstravagante që shpresoni ta realizoni në fillim të vitit të ardhshëm. Ju e dini që nëse doni të kënaqni veten, do iu duhet të kurseni dhe për shkak se jeni kaq të vendosur, do të gjeni një mënyrë për të ndarë mënjanë para, për të arritur këtë qëllim.