Horoskopi ditor - 21 Dec 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJu duhen taktika të reja për planet në të ardhmen. Jeni i vendosur për të gjetur mundësi të reja mirëpo askush nuk është i interesuar. Nuk po ju ndalon asgjë që t’i vendosni këto qëllime për interesa personale. Kur të vijë koha e duhur, të mirat e këtyre ideve do të dalin në shesh.
Demi
20 prill - 20 majVeç pse po punoni në prapaskenë nuk do të thotë se puna që bëni është e lehtë. Përgjegjësitë sa vinë e shtohen në supet tuaja dhe ka ardhur koha t’i ndani detyrat me të tjerët. Nëse disa punë të tjera kërkojnë delegim, bëjeni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë zgjidhje duhet të bëhet para se dikush tjetër të marrë vendim për ty dhe me këtë rast do t’ju ikë një mundësi shumë e mirë. Ky vendim nuk duhet të vonohet më shumë. Nëse vazhdoni të mendoheni, mundësia do t’ju ikë nga duart.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPo bën shumë për të tjerët. Këtë situatë nuk do ta ndryshojë askush pasi u konvenon. Arsyeja pse për ju gjithçka duket e vështirë është për faktin se askush nuk provon t’ju ndihmojë. Vetëm ju mund ta ndryshoni këtë gjendje. Lërini njerëzit ta kuptojnë se po presin shumë nga ju.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë punë a detyrë e vështirë mund të kryhet më shpejt në qoftë se i qaseni ndryshe. Sugjerimet e tuaja të reja në një projekt do ta marrin vëmendjen e shefit tuaj. Jeni duke hulumtuar për punë të re? Aplikoni aty ku kërkohen aftësi komunikimi.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPo përpiqeni dhe po punoni shumë, mirëpo a po vlerësohet mundi juaj dhe a po plotësohen qëllimet tuaja? Nëse ju duket sikur nuk keni marrë çfarë keni dëshiruar deri tash, merreni kontrollin mbi jetën tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJeni i qartë në atë se çfarë dëshironi. Keni gjëra të reja për të mësuar dhe përjetuar. Kjo mund të nënkuptojë vizitat ku dikur gjërat nuk kanë shkuar aq mirë. Për shkak se tani e keni kuptuar çfarë i ka shkaktuar ato gabime, do të bëni të pamundurën t’i shmangni problemet.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorRishikoni kontratat deri në detajet më të vogla. Edhe nëse nuk jeni në gjendje t'i kushtoni vëmendje detajeve, kjo është diçka që duhet të bëni. Lexoni me shumë kujdes dokumentet ligjore dhe do të gjeni diçka interesante në shkronja të vogla.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNë situatat që ju bëjnë të ndiheni të kufizuar dhe ku pritet të respektoni dëshirat e njerëzve të tjerë, ka të ngjarë të ndiheni të shqetësuar. Nëse, nga ana tjetër, keni mundësinë të shkoni atje ku ju çon imagjinata, do të ndiheni shumë më të lumtur.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPër hir të shëndetit tuaj, mendoni të pakësoni angazhimet tuaja. Ndryshimet që janë të nevojshme nuk kanë nevojë të përfshijnë argumente ose grindje. Jini të sinqertë se pse duhet të lehtësoni ngarkesën tuaj të punës. Kushdo që kujdeset për ju do të pranojë se e keni shtyrë veten shumë fort dhe kjo nuk mund të vazhdojë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKeni menduar se njihni dikë vërtet mirë. Do t’ju habisë kur një mik apo partner i ngushtë ju akuzon se nuk keni kujdes në nevojat dhe ndjenjat e tyre. Një bisedë e sinqertë do t’ju bëjë të kuptoni se keni pritur shumë nga ta.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsShprehni idetë tuaja për të bërë përmirësime në vendin e punës. Flisni me njerëz që mund t’ju ndihmojnë t’i realizoni këto. Edhe pse mund të ketë disa vonesa në fillim, mund të prisni të shihni përparim në çështjet e rëndësishme në jetën tuaj në Vitin e Ri