Sonte në “Interaktiv” korrespondenti i KOHËS nga Brukseli, Augustin Palokaj, sjell detajet e takimit të radhës në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Peter Sorensen.
Pse procesi mbeti sërish pa rezultat? Çfarë propozoi pala kosovare dhe çfarë kërkoi ajo serbe? Cilat akuza të ndërsjella dominuan tryezën e bisedimeve? Për cilën marrëveshje u tërhoq Serbia, ndonëse më herët kishte pranuar ta zbatonte? Dhe sa ndikojnë zhvillimet e brendshme në Kosovë e Serbi në bllokimin e këtij dialogu?