Të paktën 27 fustane solemne dhe dy vello janë gjetur të fshehura në një autobus në pikën kufitare në Han të Elezit, gjatë një kontrolli të kryer nga zyrtarët e Doganës të martën.
Autobusi, i cili qarkullonte në linjën Turqi–Prishtinë me targa të huaja, është ndalur për kontroll rutinë sipas procedurave zyrtare. Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të fshehur brenda mjetit, ku ishin vendosur mallrat e padeklaruara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Doganës së Kosovës, fustanet dhe vellot janë ndaluar në vend, ndërsa ndaj rastit janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet doganore kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.