Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete gjatë pasdites të së dielës në Soponiçë të Kaçanikut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për KOHËN se në vendngjarje kanë dalë edhe nga njësiti i krim-teknikëve.
“Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”, ka thënë ai.
Veseli ka shtuar se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.