Kronikë

53-vjeçari gjendet i vdekur në Gjilan, policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e tij në Gjilan. 

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.

Ai ka thënë se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Më datë 16.08.2025 rreth orës 08:00 kemi pranuar informacion se në qytetin e Gjilanit një person mashkull i vitit të lindjes 1972 nga familjarët është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin emergjent mjekësor, nga të cilët është konstatuar se personi është pa shenja jete.  Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti po hetohen nga Njësiti i Hetimeve Rajonal në Gjilan”, ka thënë ai.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.