Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë të hënën.
Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” nga Policia.
Në njoftim është thënë se viktima ka jetuar vetëm në banesë dhe për të është raportuar se nuk ka dalë për tri ditë me radhë jashtë saj.
“Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54-vjeçar është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me rastin thuhet se ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.