Kronikë

Aksident afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë, një i lënduar

Aksident

Një aksident ka ndodhur afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë.  Në aksident është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. 

Një person ka pësuar lëndime. 

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.