Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën rreth orës 12:00, në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Në aksident janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë dhe një veturë civile me targa vendore.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ka njoftuar Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për hetimin e aksidenteve, të cilat po merren me rastin.