Kronikë

4 zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës arrestohen për licencimin e autoshkollave

Ministria e Infrastruktures

Foto: Driton Paçarada

(E përditësuar 13:30) - Në aksionin që po zhvillohet të enjten në Ministrinë e Infrastrukturës, janë arrestuar katër zyrtarë të kësaj Ministrie.

Burime të “Betimit për Drejtësi“, bëjnë të ditur se të arrestuarit janë S.M., F.S., V.K. dhe E.G. Ata po dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Mësohet se arrestimi i tyre ndërlidhet me çështjen e licencimit të autoshkollave.


Aksion policor në Prishtinë, dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Policia e Kosovës po kryen hetime ndaj disa personave, me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha shkurtimisht se pas përfundimit të zhvillimeve policore, në koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëjnë publike informacione të tjera.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”,

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se janë arrestuar disa persona në një aksion policor në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).