Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit

Qendra Korrektuese Lipjan

Dy persona të privuar nga liria, njëri prej tyre i mitur, janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan gjatë kohës kur po shfrytëzonin periudhën e shëtitjes brenda oborrit të institucionit korrektues.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 9 qershor. Të dyshuarit, shtetas të Kosovës, kanë arritur të largohen nga qendra, por më pas janë lokalizuar dhe arrestuar nga autoritetet kompetente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pas arrestimit dhe intervistimit nga organet përkatëse, të dyshuarit janë rikthyer në Qendrën Korrektuese. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim.

Hetimet për rrethanat e arratisjes janë duke vazhduar.