Një burrë është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është raportuar më 9 qershor 2026, rreth orës 04:30. Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor emergjent.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa policia ka kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.