Kronikë

Arrestohen burrë e grua pasi penguan arrestimin e një të dyshuari në Mitrovicë

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar të mërkurën pasi në dy raste të ndara kanë penguar punën e zyrtarëve publikë.

Në rrugën “Anri Dinan” në Mitrovicë një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi kanë penguar policët derisa po e arrestonin një person që ishte në kërkim.

Të dyshuarit janë intervistuar e me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në fshatin Mirash të Obiliqit është arrestuar një person pasi kishte penguar punën e punëtorëve të korporatës së KEK-ut gjatë kryerjes së detyrave “duke ua ndaluar punën në mënyrë të dhunshme në lokacion”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.