Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy persona, mashtruan se posedonin kriptovaluta dhe përfituan 12 mijë euro

arrestohen

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar për mashtrim në Ferizaj. Policia njoftoi se të dyshuarit kanë gënjyer se posedonin kriptovaluta dhe kishin organizuar takim me tre persona që t’ua shisnin. 

Përmes mashtrimit që kryen herën e parë më 17 prill, të dyshuarit kanë përvetësuar 12 mijë euro. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datën 17.04.2026, rreth orës 21:00 në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i veprës penale Mashtrimi, i cili kishte ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj. Të dyshuarit, duke paraqitur rrejshëm se posedonin kriptovaluta, kanë organizuar takim me tre persona (të dëmtuar), të cilët synonin të blinin kriptovaluta. Përmes mashtrimit, të dyshuarit kanë përvetësuar shumën prej 12,000 euro (nga 4,000 euro secili)”, njoftoi PK.

Të dyshuarit pasi kanë marrë paratë janë arratisur nga dritarja e një lokali ku e kryen veprën. 

E gjatë hetimeve, më 29 prill të dyshuarit janë identifikuar se po përgatisnin një rast tjetër të tillë në rrugën “Ismail Reka” në Kaçanik. 

Policia ka ndërhyrë me kohë, duke arrestuar të dyshuarit A. L.( 25 vjeç) dhe R.J ( 23 vjeç), ndërsa i dyshuari i tretë, i identifikuar nga policia, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një makinë për numërimin e parave, një çantë dhe një veturë Golf 7.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.