Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për disa vjedhje, kryesisht në kafiteri në qendër të Prishtinës.
Të dyshuarit raportohet se u kanë vjedhur çantat e dorës viktimave. Ata dyshohen për së paku 13 raste të vjedhjeve. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.