Kronikë

Arrestohen dy shtetas të Serbisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” në Gjilan të enjten. 

Sipas njoftimit, dy shtetas të Serbisë me një person tjetër dyshohen se kanë kryer këtë vepër. 

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje. 

“Është raportuar për dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të shoqëruar nga një person tjetër kanë kryer veprën e lartcekur. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.