Një shtetas i Shqipërisë dhe një i Maqedonisë së Veriut janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa Policia e Kosovës ka konfiskuar afro 18 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:30, kur policët tentuan të ndalonin një veturë për kontroll. Drejtuesi i automjetit arriti t’i shmangej përkohësisht kontrollit policor dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas angazhimit të njësive të ndryshme policore, vetura u lokalizua dhe u ndalua. Në ndërkohë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj kontrolluan rrugën nga dyshohej se kishte kaluar automjeti dhe në një hapësirë me mbeturina gjetën tre thasë të hedhur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë.
Sipas dyshimeve të para, lënda narkotike ishte hedhur nga vetura që ishte përpjekur t’i ikte policisë.
Policia njoftoi se pesha e përgjithshme e substancës së konfiskuar është 17 kilogramë e 834.6 gramë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
Të arrestuar janë F.K. (1961), shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe A.C. (2001), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.