Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit dy persona nga një autoshkollë dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i
dokumentit zyrtar”, një person nga një autoshkollë tjetër për veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe ekzaminerja dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se, sot me datë 23.03.2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, njëri me inicialet I.M nga auto shkolla “A.......” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të KPRK-së, dy persona me inicialet A.B dhe Z.B nga auto shkolla “I.............” për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427 të KPRK-së dhe një person me emrin V.L ekzaminere për patentë shofer në MMPHI për shkak të dyshimit të arsyeshëm se e ka kryer veprën penale ''Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar'' nga neni 414 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, “të pandehurit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet të përdorura nga fondi i Policisë së Kosovës, ndërsa në zbatim të urdhër-kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli në dy auto shkollat ku thuhet se janë siguruar provat e nevojshme materiale, ndërsa të pandehurve I.M dhe V.L, u janë sekuestruar telefonat e tyre mobil”.
Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit, thuhet se do të dorëzojë në Gjykatë kërkesën për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.