Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes

Arrestim

Një 23-vjeçar në Shtime është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas njoftimit, një grua është paraqitur në Polici ku ka njoftuar se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje, bëhet e ditur në një njoftim të Policisë. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Bëhet e ditur se viktima është vendosur në një vend të sigurt.