Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Një 41-vjeçar është arrestuar në Ferizaj për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje gruaja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i cili më pas është larguar nga banesa para se të arrinte policia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.