Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar T.K., i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale dhunim.
Sipas njoftimit, i linduri në vitin 2002 është dënuar me 3 vjet burgim e pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit..
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan dhe hetues rajonal nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 14.07.2024 kanë arrestuar T.K. (viti i lindjes 2002, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tri (3) vite për veprën penale ‘Dhunim’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin policor.