Kronikë

Arrestohet i dyshuari në Prizren, goditi me veturë zyrtarin policor

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka goditur me veturë të martën një zyrtar policor. 

Policia ka thënë se zyrtari policor ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Ndërkohë në Dragash është dërguar në mbajtje një person nën dyshimin se e kërcënoi një zyrtar policor. 

“Dragash / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Ndërkohë në Lipjan janë arrestuar dy persona për sulm fizik ndaj personit zyrtar. 

“Lipjan / 28.05.2024 – 08:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.