Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes të së shtunës në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.
Policia ka njoftuar të hënën se rasti ka ndodhur gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.