Kronikë

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Ferizaj të premten

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të dy personave në Ferizaj në mbrëmjen e të premtes. 

Policia ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Dy persona kishin marrë lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë. Ata ishin trajtuar në QKUK dhe pas trajtimit njëri u lirua e tjetri ishte dërguar në mbajtje, pasi i ishin gjetur një armë me gaz dhe tre fishekë.