Një burrë është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec, nën dyshimin për mosrespektim të urdhrit të gjykatës.
Sipas raportit policor, rreth orës 20:00 i dyshuari nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës që ishte në fuqi për mbrojtjen e viktimës, grua, duke e larguar atë nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e tyre.
Viktima posedonte urdhër mbrojtjeje.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.