Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se është arrestuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një shtetas shqiptar të cilin Shqipëria e kishte dënuar me 25 vjet burgim për vrasje të dyfishtë e në Belgjikë kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për vrasje tjetër.
I arrestuari Sokol Hoxha (51) ishte dënuar me 25 vjet burgim në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në muajin mars të vitit 1997. Pesë muaj më vonë, ai në Belgjikë vrau një shtetase shqiptare, të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, njofton Policia e Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi i 51-vjeçarit u bë si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar mes policisë shqiptare dhe atyre në Washington, Manchester, Bruksel.
“Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta. Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion. Policia e Shtetit po punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të SHBA-së, për ta kthyer këtë të arratisur për t'u përballur me drejtësinë në Shqipëri”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.