Kronikë

Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh

arrestim - pranga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pas një operacioni të zhvilluar në tri lokacione të ndryshme - në Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg të Deçanit.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celularë, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit. 

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”.

Hetimet rreth rastit po vazhdojnë.