Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi ndihmoi një të dyshuar për vrasje në tentativë.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut pas hetimeve arriti ta arrestojë të dyshuarin për veprën penale “Dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale”.
Sipas Policisë, 32-vjeçari dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar personin tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.