Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i kërkuar nga INTERPOL-i për evazion fiskal e mashtrim

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që po kërkohej përmes INTERPOL-it nga Maqedonia e Veriut.

 

Sipas njoftimit, M.SH. po kërkohej për veprat penale “bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim”.

 

Ai është arrestuar të mërkurën.

 

“Me datë 11.03.2026 rreth orës 23:00, Policia e Kosovës gjegjësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë bërë arrestimin M. Sh., pasi që i njëjti  kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë për veprat penale ‘bashkim kriminal, evazion fiskal dhe mashtrim’”, thuhet në njoftim.

 

I arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.