Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një person. A.B. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shpëlarje e parave”.

Ai dyshohet se paratë që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Gjermani dhe Kosovë, i kishte deponuar në formë të parave të gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, ka njoftuar Prokuroria. 

I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro

22 o. më parë / 17 mar 2026 22:06
arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për shpëlarje parash në vlerë mbi 2 milionë euro, pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Aksioni është realizuar gjatë së martës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa vjeçare ndaj gjashtë të dyshuarve kosovarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Sipas hetimeve, të dyshuarit nga viti 2015 deri në vitin 2019 kanë mashtruar qytetarë të Kosovës përmes shitjes së avio-biletave, për çka ndaj tyre janë ngritur edhe kallëzime penale në prokuroritë përkatëse.

Policia ka siguruar dëshmi se njëri nga të dyshuarit, i përfshirë në këto aktivitete të kundërligjshme, ka vazhduar veprimtarinë kriminale përmes pastrimit të parave duke përdorur kompani të kontrolluara prej tij.

Sipas autoriteteve, kompanitë e përfshira në këtë skemë janë në pronësi të personit të arrestuar, ndërsa vlera e përgjithshme e parave që dyshohet se janë pastruar përmes tyre tejkalon 2 milionë euro.

Po ashtu, hetimet financiare kanë zbuluar se i dyshuari ka bërë deponime në para të gatshme mbi 800 mijë euro, për të cilat nuk është dëshmuar prejardhja dhe nuk përputhen me aktivitetin e tij të deklaruar ekonomik.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.