Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person nën dyshimin se ka shitur në treg të zi tri pistoleta që i kishte me leje të lëshuara nga autoritetet përkatëse.
I dyshuari gjatë intervistimit, ka thënë se dyshon se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi dhe ia kanë vjedhur armët. Ai është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti po hetohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deçan 28.01.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura. Me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.