Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Gjilan me dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas njoftimit, i dyshuari B.J. është arrestuar të dielën dhe i është konfiskuar një armë e llojit ES Ecol me 11 gëzhoja.

Foto: Policia e Kosovës

Policia njoftoi se i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paaautorizuar i armëve” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Drejtoria e Policisë së Kosovës në Gjilan i ka ftuar qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje familjare.

“Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike”, thuhet në apelin e Policisë.