Kronikë

Arrestohet një person në Pejë për sulm ndaj policit

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Pejë, me dyshimin se ka penguar dhe sulmuar një zyrtar policor derisa ai po merrej me një aksident trafiku.

Në raportin policor thuhet i dyshuari edhe e ka kërcënuar verbalisht policin. Pas arrestimit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar/kanosje”.

Autoritetet policore njoftuan se për pengimin e zyrtarit policor të datës 10 korrik, të martën janë arrestuar dy persona në Prishtinë.

Pas intervistimit, njëri prej tyre është liruar, e tjetri është dërguar në mbajtje.