Një person është arrestuar në Pejë të premten pasi ka ofenduar familjen Haradinaj, ndërsa i janë gjetur edhe armë.
Policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur dy armë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë, i dyshuari kishte postuar një video duke ofenduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.
I dyshuari K.B. në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë video live të tijën para shtatores së dëshmorit Shkëlzen Haradinaj. në videon gati 3-minutëshe i dyshuari pa ndalë me fjalë të rënda fyen familjarët e Haradinajt.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, të premten ka shpërndarë një koment të një personi në Facebook që ofendonte Ramush Haradinajn, kryetar i AAK, dhe ish-komandant i zonës së Dukagjinit.
