Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se i dyshuari i nacionalitetit serb po tentonte të futej në Kosovë, ndërsa është ndalaur për 48 orë.
“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, ka njoftuar Elshani.