Kronikë

Arrestohet për prezantim të rremë, në shtëpi i gjenden shtatë armë

arrestim

Është arrestuar një i dyshuar në Prishtinë për detyrim dhe prezantim të rremë. Policia nuk ka dhënë informacione se për çka bëhet fjalë konkretisht. 

Në raportin e PK-së thuhet se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur shtatë armë dhe gjësende të tjera. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.