Një shtetas i Serbisë është arrestuar të premten në pikëkalimin kufitar në Bërnjak për dhënie të ryshfetit.
Policia ka njoftuar se i dyshuari tentoi t’u ofrojë zyrtarëve policorë 50 euro që t’ia linin bashkëshorten të futej ilegalisht në Republikën e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin e bazuar se në PKK Bërnjak ka tentuar t’i ofrojë ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro në mënyrë që bashkëshortja e tij të hyjë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar si provë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.