Kronikë

Arrestohet zyrtari komunal në Mitrovicë, mori ryshfet 200 euro

Arrestime, ilustrim

FOTO: Ilustrim

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar zyrtarin komunal në Komunën e Mitrovicës, B.S. (1961), për “marrje ryshfeti”.

Sipas Policisë, i dyshuari në cilësi të personit zyrtar komunal, ka kërkuar ryshfet nga një qytetar për rregullimin e dokumentacionit për përfitimin e një granti që lidhet me ri-atdhesimin.

Mesditës e së enjtes, sipas njoftimit, Policia e ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin pasi ka marrë ryshfetin në shumën prej 200 eurove.

Ai është ndaluar për 48 orë.