Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bastisen pesë depo biznesesh, sekuestrohen mbathje sportive e veshje në vlerë rreth 800 mijë euro

mallra

Të martën në regjionin e Prishtinës Dogana ka kontrolluar pesë lokacione, përkatësisht depo të bizneseve të ndryshme dhe ka zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë euro. 

Dogana ka njoftuar se pas evidentimit të rastit është njoftuar prokurori nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mallrat e gjetura janë kryesisht veshje. 

“Gjatë këtyre kontrolleve është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të ndryshme të mbrojtura, si dhe një sasi e veshjeve nga tekstili. Malli i identifikuar dyshohet se nuk posedon dokumentacion përkatës për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Republikën e Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 800,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Me autorizimin e prokurorit, personat e dyshuar lidhur me pronësinë e mallit janë duke u intervistuar, ndërsa malli i gjetur është duke u inventarizuar dhe konfiskuar, për t’u transportuar më pas në depot e Doganës së Kosovës.