Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dëmtoi një lokal teksa voziti traktorin në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në orët e para të së dielës në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar një person dhe ka dëmtuar një lokal privat.

Këtë vepër ai dyshohet se e ka kryer teksa ka vozitur në gjendje të dehur traktorin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur duke drejtuar  një traktor kishte dëmtuar një lokal privat, si dhe pjesë të objektit, po ashtu i dyshuari kishte sulmuar viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.