Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet një shofer i autobusit në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

radar

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer autobusi në kryeqytet për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se ai është kapur në pamje përmes kamerave dhe ndaj të tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po ashtu, pas verifikimit ka rezultuar se shoferi ka përsëritur kundërvajtjen për herë të dytë, andaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh”, thuhet në njoftim.

Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.